Ekipi i sezonit në Champions: UEFA nderon Ajaksin, harron yllin e Liverpulit!

Liverpuli u shpall ekipi kampion i Europës, pasi mposhti 2-0 mbrëmë në finale Totenehmin. Champions League këtë sezon ka qenë spektakolare, me përmbysje të pabesueshme dhe me një Ajaks magjik. Vëzhguesit teknikë të UEFA-s kanë zgjedhur ekipin më të mirë të sezonit, që përbëhet nga 20 futbollistë.

Pesë përfaqësues ka Liverpuli, po aq sa Ajaksi, por te të kuqtë ka një surprizë të madhe, pasi nuk është përfshirë Momo Salah. Sulmuesi egjiptian shënoi dhe në finalen e Ligës së Kampionëve, por gjithsesi nuk është preferuar.

Një tjetër surprizë është emri i francezit Ndombele. Pavarësisht se Lioni është eliminuar herët nga kompeticioni, emri i mesfushorit nuk është harruar, dhe me të drejtë, pasi paraqitjet e tij kanë qenë mbresëlënëse. Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo nuk mund të mungonin.

20 lojtarët më të mirë në Champions League sipas UEFA-s:

Alison (LVP), Ter Shtegen (BAR), Van Dijk (LVP), De Ligt (AJA), Vertongen (TOT), Arnold (LVP), Robertson (LVP), Sisoko (TOT), Zijesh (AJA), De Brujne (SIT), De Jong (AJA), Ndombele (LIO), Vijnaldum (LVP), Neres (AJA), Sterling (SIT), Mesi (BAR), Tadiç (AJA), Mane (LVP), Ronaldo (JUV), Moura (TOT)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online