Bruno Fernandez ka mrekulluar gjithë Europën me paraqitjet e tij këtë sezon. 24-vjeçari, edhe pse një mesfushor, ka arritur ta dërgojë plot 20 herë topin në rrjetë me Sportingun e Lisbonës. Kjo formë e jashtëzakonshme e tij ka bërë që tre klube të mëdha angleze të përplasin brirët për të.
Mançester Siti, Liverpul dhe Junajtid janë gati të boshatisin kasafortën për të bërë të tyrin portugezin. Edhe Zhoze Murinjo është i befasuar nga aftësitë dhe forma e bashkëkombasit të tij. “Special One” shprehet se mesfushori ka aftësi të një lojtari të madh.
“Jam i habitur nga sezoni i Bruno Fernandez. Mund të parashikohej cilësia e tij sepse ai është një lojtar shumë i mirë, por shënoi një numër të madh golash. Aq rrjeta për një mesfushor nuk janë shifra normale. Që ta bësh këtë duhet të kesh instikt dhe shumë cilësi. Ai i ka të gjitha. Godet mirë, ecën mirë me topin dhe ka saktësi në finalizim. E gjen gjithmonë një hapësirë kur është ballë për ballë me portierin”, u shpreh Murinjo.