Milionat gati, por “bomberi” i mbyll derën Mançesterit

Everton u kritikua shumë kur pagoi 45 milionë euro për të sjellë në “Goodison Parc”, një lojtar që më parë kishte luajtur në Championship. Por Riçarlison e shfaqi veten menjëherë dhe i mbylli të gjitha gojët e liga. Braziliani ka treguar se aq para janë pak për të. Së fundmi ai është thirrur nga kombëtarja braziliane për Kupën e Amerikës.

Mançestër Junajtid po tenton një riformatin të organikës dhe 22-vjeçarin e sheh si një prej objektivave. Sipas “Goal”, ata janë gati të bëjnë një ofertë të madhe për të. Megjithatë, është vetë lojtari, që frenon klubin nga “Old Trafford”. Ai shprehet se ndihet i lumtur në “Merseyside” dhe nuk e mendon një transferim.

“Ndihem mjaft mirë kur marr lavdërime për punën time. Por për momentin nuk e mendoj transferimin në një vend tjetër. Kam ardhur me dëshirë te Everton dhe jam shumë i lumtur”, deklaroi ylli i kombëtares Seleçao.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online