VIDEO | “Dush” me birrë, sprinti i Roben shtang trajnerin Kovaç

Festa e birrës është një traditë e ekipeve gjermane. Pija e dashur përdoret gjithmonë në festimin e titujve kampionë dhe arritjeve të ndryshme në Bundesligë. Kështu ka ndodhur edhe kësaj here.

Arjen Roben ka piketuar “viktimën” dhe e ka zënë të papërgatitur. Holandezi nisi një sprint sikur ndeshja po luhej akoma. Birra në gotën e madhe përfundoi mbi kokën e Niko Kovaç, me trajnerin e bërë qull që u befasua totalisht.

Momente feste dhe emocionuese për Bajernin, që arriti të fitonte rivalitetin me Borusian e Dortmundit. Holandezi zhvilloi ndeshjen e fundit në karrierë me ekipin bavarez, aventurë të cilën e mbylli me gol dhe titull kampion.

 

View this post on Instagram

 

?? ??

A post shared by Football Soccer Futbol (@bestoffootball) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *