E ardhmja dhe fitorja me Laçin, Ilir Daja i thotë të gjitha

Ilir Daja, trajneri i Flamurtarit, pas ndeshjes me Laçin në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Kishim si qëllim që të fitonim ndeshjen e fundit në Vlorë. Ia dolëm dhe ia dedikoj tifozëve dhe qytetit, pasi na kanë mbështetur edhe në momente jo të mira. Sa i takon lojës, pjesën e parë e kishim në kontroll. I lamë pak mundësi Laçit. Në pjesën e dytë patëm probleme. Pritej duke pasur parasysysh të rinjtë. Humbëm raste. Më jep kënaqësi edhe fakti që të rinjtë u ndërthurën mirë më lojtarët e tjerë dhe e merituam fitoren”.

“Të rinjtë? Ata janë një element pozitiv. Krahas peshës kryesore që mbajtën ata me eksperiencë, ata që janë futur nuk e kanë prishur lojën. Kanë ta ardhme, por duhet të punojmë shumë dhe të jenë me këmbë në tokë. Flamurtari ka fanellë të rëndë, Vlora do rezultate dhe lojë të bukur”.

“E ardhmja? Kemi bërë një punë të gjithë bashkë, me lojtarët dhe nga gjithë klubi. Kemi përballuar problemet që të gjithë i dimë. Zgjedhja e parë është Flamurtari, nëse do kemi ndryshim të situatës. Do pres. Kam kaluar mirë. Nëse gjërat ndryshojnë parësore do jetë të vazhdoj me Flamurtarin”.

“Është një punë e bërë nga të gjithë, nuk i mbaj të gjitha meritat. Lojtarët me përkushtimin e tyre të motivonin. Ka qenë një sezon i suksesshëm me gjitha ato situata që kemi pasur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online