Masimiljano Alegri nuk është më trajner i Juventusit, zyrtarisht. Tanimë në kampin bardhezi duhet të gjejnë pasuesin dhe emrat që qarkullojnë janë disa. Sky Sport liston si kandidatët kryesorë Didië Deshamp, Mauricio Poçetino dhe Simone Inzagi. Nuk përjashtohet as pista Antonio Konte, edhe pse ky i fundit është shumë pranë Interit.
LARGIMI – Trajneri donte të dinte planet e klubit dhe synonte të ishte i rëndësishëm. Kontrata e re për të nuk kishte shumë rëndësi në aspektin financiar. Ai kërkonte bashkëpunim të gjatë, të paktën deri në vitin 2022. Gjithashtu ish-trajneri kërkonte të paktën katër afrime cilësore. Shqetësimi kryesor i tij ishte reparti i mbrojtjes, teksa Aleks Sandro dhe Zhoao Kanselo nuk bënin pjesë më në planet e tij. E njëjtë situatë edhe për Paolo Dibala, që me Alegrin i kishte paketuar valixhet.
Tekniku italian, veç Ramsej kërkonte edhe një tjetër mesfushor. Alegri ka qenë i qartë ndaj presidenti Andrea Anjeli dhe drejtuesve të tjerë. Ai ka kërkuar që në skuadër të merrte Toni Kros nga Reali i Madridit, një preferencë e Kristiano Ronaldos. Tanimë në kampin bardhezi kanë llogari të tjera për të bërë, pasi Alegri është zyrtarisht i shkarkuar.