Ikardi qetëson tifozët: Interi familja ime, ja çfarë i kam thënë drejtuesve

Zërat e merkatos e lidhin me një kalim te Juventusi, por Mauro Ikardi mohon gjithçka. Sulmuesi argjentinas është lodhur nga komentet e shtypit dhe ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai ka dashur të qetësojë tifozët zikaltër, duke zbuluar se i ka përsëritur disa herë drejtuesve të klubit dëshirën për të qëndruar. Interin e cilëson si familjen e tij. Koha do të tregojë gjithçka dhe atëherë do të binden edhe ata që sot nuk besojnë më tek Ikardi.

Meqë shtypi ka nxjerrë lajme që nuk kanë lidhje me atë çfarë mendoj unë, dua t’u bëj të ditur tifozëve që i kam përsëritur disa herë drejtuesve të Interit dëshirën për të qëndruar. Nuk dua të ketë më keqkuptime. I kuptoj interesat e medieve për të shitur lajme false, por nuk mund të bëj më shumë sesa të sqaroj gjithçka personalisht. E përsëris: ia kam shprehur klubit dëshirën për të qëndruar, sepse Interi është familja ime. Koha do të tregojë se kush ka të drejtë. Forca Inter, përgjithmonë”, përfundon Mauro Ikardi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online