Miliona premio për mbijetesën, Bardhi: Ua shpërblejmë drejtuesve!

Elbasani-Turbina do të jetë një derbi i nxehtë që do të vendosë se cila skuadër do të luajë në “play-off” për të qëndruar në Kategorinë e Parë. Cërrikasit janë më të favorizuar, pasi vetëm një humbje me tre gola do i çonte ata të parafundit.

Turbina i ka kushtuar shumë rëndësi kësaj sfide dhe skuadra është akomoduar në një resort në Elbasan një ditë para ndeshjes. Trajneri Sinan Bardhi deklaron për SportEkspres.com synimin që ka skuadra e tij në këtë ndeshje.

“Shkojmë për fitore në Elbasan dhe kemi mundësi më shumë se kundërshtari për t’ia dalë mbanë. Për ne, jo vetëm fitorja, por edhe barazimi apo vetëm 1 gol i shënuar na mban në vendin e tretë. Njërin prej këtyre objektivave jemi në gjendje që ta arrijmë. Gjithsesi fitorja është synim final”, shprehet Bardhi.

Edhe drejtuesit e kësaj skuadre e kanë zgjidhur qesen për këtë takim. Bashkia ka deklaruar se 2 milionë lekë të vjetra do të jenë premio për skuadrën, ndërsa presidenti Gentjan Gjoka ka premtuar 5 milionë lekë. “Presidenti dhe Bashkia po tregojnë respekt për skuadrën dhe ne do t’ua shpërblejmë në fushën e lojës. Skuadrën e kam motivuar vetëm për fitore dhe vetë lojtarët janë të bindur se do ta arrijnë. Ne nuk e diskutojmë vendin e tretë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online