Pep Guardiola është dy ndeshje larg trofeut të Premier League. I pyetur para gazetarëve në lidhje me diferencën midis këtij sezoni dhe sezonit të kaluar ku Siti grumbulloi 100 pikë, tekniku i Sitit pranoi se ndryshimi i vetëm është rritja e kualitetit.
“Ky është kampionati më i fortë ku unë kam punuar, kjo për shkak të kualitetit të rivalëve tanë. Vitin e kaluar grumbulluar 100 pikë, por këtë sezon është diçka më e veçantë. Ky Liverpuli po bën diferencën. Pashë ndeshjen në “Camp Nou”, dhe më pëlqeu shumë si luajtën, natyrisht meritat i shkojnë Barcelonës që i mundën 3 – 0. Kanë humbur vetëm një ndeshje në Premier League”.
“Në karrierën time kam luajtur përballë skuadrave jashtëzakonisht të forta, por veçoj vetëm dy. Një është ndër to Barcelona e Luis Enrikes, që kishte në sulm Mesin, Saurezin dhe Nejmarin, ndërsa ekipi i dytë është ky Liverpuli i tanishëm. Ata kanë gjithçka, janë të fortë nga ana fizike, vrapojnë fushë, ndërsa janë përmirësuar shumë në mbrojtje në krahasim me vitin e kaluar. Ishim 7 pikë mbrapa në një moment, shumë vetë menduan se mbaroi”, pëfundoi Guardiola.
https://www.youtube.com/watch?v=D3HTnyQAN38