“Po çfarë loje e bukur, rëndësi ka vetëm fitorja. Ku ishte Ajaksi gjithë këto vite?!”

Zllatan Ibrahimoviç shënoi gol dhe dhuroi asist kundër Nju Jork Red Bulls, por nuk mjaftuan për të shmangur disfatën e dytë në kampionat. 3-2 humbi Los Anxhelos Galaksi, ndërsa ky ishte goli i nëntë në kampionat për 37-vjeçarin.

Temë e përjetshme mbetet ajo mes zgjedhjes së fitores dhe fitimit të trofeve apo lojës së bukur dhe zbavitjes së tifozëve. Ibra ka dhënë mendimin e tij, ndërsa nuk lë pa thumbuar Ajaksin dhe Barcelonën.

Rëndësi ka vetëm fitorja. Kjo është e vetmja gjë e rëndësishme, të fitosh. Nëse nuk e bën do të kritikohesh. Nëse fiton dhe nuk luan bukur, do të kritikojnë sërish. Dihet të vendosësh së çdo të bësh. Jeni ju gazetarët që kritikoni dhe jo publiku. Ajaksi po fiton dhe po luan bukur, po ku ka qenë fshehur vitet e tjera ky Ajaks? Po Barcelona? U bënë kohë që nuk e fitojnë një Champions. Për Ibrën ka rëndësi vetëm fitorja, asgjë tjetër“, përfundon suedezi i famshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online