17 vite më parë Interi humbiste një titull që e kishte në xhep. Zikaltrit e drejtuar nga Hektor Kuper luanin ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Lacios në “Olimpico”. Tifozët po e shihnin ndeshjen bashkë, kjo edhe prej faktit që ultrasit respektivë kanë një miqësi të fortë prej vitesh.
Në fushë ishte dhe Ronaldo, imazhet me lot në sy të së cilit i prekën të gjithë, por atë pasdite fenomeni i vërtetë ishte një çek.
Karel Poborski barazoi dy herë avantazhet e Interit me anë të Vierit dhe Di Biaxhos, ndërsa Simeone dhe Simone Inzagi vulosnin fitimin e titullit nga ana e Juventusit, që triumfonte në Udine përballë ekipit vendas. Lacio mposhti 4-2 Interin dhe ëndrra titull u kthye në një makth që nuk harrohet as sot.
Tifozët bardhezinj nuk humbasin asnjëherë mundësinë për t’u tallur me ata të Interit. Kështu ndodh çdo 5 maj, njësoj ka ndodhur edhe dje. Të shumta batutat dhe ironitë për një ndër pasditet më të hidhura të popullit interist.
L’#Inter fu: il 5 maggio festeggiato sui social dai tifosi della #Juve ? ? https://t.co/sVvV0qVboQ
— Corriere dello Sport (@CorSport) May 5, 2019