Ekipi më hileqar në Angli, “çmimi” i takon Arsenalit
Arsenali hodhi poshtë në harkun e pak javëve mundin e një sezoni të tërë, teksa regjistroi rezultate zhgënjyese si ai i ditës së djeshme ndaj Brajtonit.
Shtypi anglez është hedhur në sulm duke analizuar çfarë nuk shkon te skuadra e “topçinjve”. Një statistikë interesante vjen përsa i përket simulimeve.
Arsenali është klubi lojtarët e të cilit kanë simuluar më shumë gjatë këtij sezoni. Plot 6 kartonë të verdhë janë marrë për simulime nga futbollistët e skuadrës londineze, dy më shumë se skuadra e vendit të dytë.
Në mënyrë ironike, qendërmbrojtësi grek u ndëshkua me të verdhë ditën e djeshme për një simulim, ndërsa penalltia prej secilës erdhi goli i Arsenalit, nuk ishte asgjë më shumë se një simulim i pastër i Monreal.
Absolutely embarrassing from Nacho Monreal #ARSBHA #arsenal pic.twitter.com/rlRIUmhwJj
— Ashley Barton (@TheViTalRema) May 5, 2019