Mauricio Poçetino ka marrë përsipër përgjegjësinë për humbjen 1-0 të Totenhemit kundër Ajaksithas taken, duke pranuar se hodhi në fushë formacionin e gabuar në gjysmëfinalen e vajtjes në Champions League.
Poçetino vendosi të luajë me mbrojtje me 3 lojtarë dhe Ajaksi pati hapësira pa fund, duke shënuar me Van de Beek golin që e afron me finalen e madhe.
I pyetur nëse kishte ndonjë peng që hodhi në fushë Davinson Sançez, Tobi Aldervireld dhe Jan Vertongen në mbrojtjen më 3 lojtarë, Poçetino tha për BT Sport: “Duke parë pas, natyrisht e pranoj që ishte gabim ai lloj formacioni, por nuk kishim shumë opsione. Nuk jam i lumtur, pr gjithsesi nuk e di asnjëherë çfarë do ndodhte nëse luanim ndryshe”.
“Golin e pësuam për shkak se nuk kishim intensitet dhe agresivitet, jo se luanim me 3 mbrojtës. Ajaksi tani është favorit, por është ende gjithçka e hapur”.
Vetëm një herë në 17 raste ka ndodhur që ekipi humbës si pritës në vajtje të kualifikohet në kthim dhe e ka bërë Ajaksi në 1995/96.
“Jemi fizikisht të lodhur, kjo e bëri diferencën. Në pjesën e dytë u përmirësuam dhe ndeshja ishte e ekuilibruar, mendoj se kemi shanse në kthim”, tha Poçetino.