Statistika kampionësh, Ajaksi nën gjurmët e Bajernit dhe Realit

0

Fitorja ndaj Totenhemit në Londër rrit ndjeshëm shanset e Ajaksit për të shkuar në finalen Champions League. Trofeu më i lakmuar në planet nuk është më një ëndërr për ekipin holandez dhe statistikat e mbështesin në këtë rrugëtim të pabesueshëm.

Ajaksi ka fituar në transfertë takimet e çerekfinales dhe të gjysmëfinales, në historinë e Champions League vetëm dy skuadra të tjera e kanë arritur këtë dhë në të dyja rastet trofeu është fituar nga këto dy ekipe.

Bëhet fjalë për Bajernin e Jup Hajnkes, që në sezonin 2013/2014 ngriti trofeun përballë Borusias së Dortmundit. Në çerekfinale bavarezët mundën në Torino Juventusin me rezultatin 2 – 0, ndërsa në gjysmëfinale të gjithë e mbajmë mend turpërimin 3 – 0 të Barcelonës në “Camp Nou”.

Ekipi i dytë që është Reali i Madridit, pikërisht gjatë sezonit të shkuar. “Los Blancos” mundën 2 – 1 Bajernin në “Allianz Arena” dhe më pas të njëjtin fat pësoi Juvenutesi që mposht me rezultatin 3 – 0  në “Juventus Stadium”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.