Ten Hag: Rezultat i shkëlqyer, javën tjetër do jemi shumë herë më mirë

Trajner i Ajaksit, Erik Ten Hag, i është kënaqur fitores 1 – 0 ndaj Totenhemit, por nuk ka pranuar se jo gjithçka shkoi vaj për skuadrën e tij.

Gjithsesi tekniku i skuadrës nga Amsterdami u shpreh se djemtë e tij do të mësojnë nga këto gabime dhe paraqitja e javës së ardhshme në Amsterdam do të jetë shumë herë më e mirë.

“Në pjesën e parë luajtëm futboll të bukur dhe shënuam. Po dominonim, por me kalimin e kohës harruam se si luhet futboll. Totenhemi na e bëri shumë të vështirë. U treguan shumë luftarak. Gjithsesi mbetet një paraqitje më e mirë”.

“Është për të ardhur keq që Neres nuk e shënoi golin e dytë (topi u ndal nga shtylla). Gjithsesi të mundësh në transfertë Totenhemin është një rezultat i shkëlqyer. Duhet të nxjerrim disa mësime nga ky takim. E dimë që mund të bëjmë shumë më mirë javën tjetër”.

VAN DE BEEK – “Bëri një paraqitje brilante. Na ndihmoi në fazën sulmuese, por edhe në mbrojtje. Përshkroi shumë metra e fitoi shumë duele dhe topa të dytë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online