Lionel Mesi po përjeton një nga sezonet më të mira në karrierën e tij, këtë e dëshmon qartë numri i pabesueshëm i golave që ka shënuar në këtë edicion të La Ligës.
Në 28 ndeshje “pleshti” ka gjetur 32 herë rrugën e rrjetës, duke qenë lojtari kyç në çdo ndeshje të katalanasve. Kjo ecuri e mirë ka bërë argjentinasi të thyejë një tjetër rekord të Kristiano Ronaldos.
Portugezi ka shënuar 19 gola në Itali, një shifër që do ishte e kënaqshme për çdo sulmues, por jo për standardet që “CR7” na ka mësuar të shohim në dekadën e fundit. 34 vitet e luzitanit po bëjnë të vetëm, mjafton të themi se në dy sezonet e fundit ai nuk e ka kaluar shifrën e 30 golave.
415 – Messi is now the top goal-scorer ever in the Top 5 European leagues (415), ahead of @Cristiano (414). Legend. pic.twitter.com/JGxyP3Am61
— OptaJose (@OptaJose) April 3, 2019
Me golin që Mesi shënoi ndaj Vijarealit ai kaloi rekordin e Ronaldos përsa i përket golave të shënuar në pesë kampionatet elitare (Itali, Angli, Spanjë, Gjermani, Francë), duke shënuar regjistruar shifrën 415 finalizime. Për të kaluar rekordin e përgjishëm të Ronaldos, Mesit i duhen dhe tri gola të tjera, pasi portugezi ka shënuar në total 417 gola, po të marrim parasysh dhe tri golat e tij në sezonin 2002/2003.