Fjalët për një transferim të mundshëm te Barcelona kanë acaruar jo pak sulmuesin e Atletiko Madridit, Antuan Grizman. Francezi duket se e ka humbur durimin dhe e ka shprehur publikisht këtë gjë. Për “Univision”, Grizman tha: “Më ka sosur durimi! Jam mësuar me thashetheme që fliten rreth të ardhmes sime, por tani ka kluar kufiri. I kam thënë njëherë fjalët e mia për një transferim te Barcelona!”
Ndërsa shoku i tij i skuadrës te Franca, Samuel Umtiti tha: “E njoh shumë mirë dhe është i lumtur në Madrid. Gjërat po shkojnë mirë për të, ndodhet në një skuadër ku lojtarët luajnë për të. Gjatë karrierës si futbollist, bën ca zgjedhje për të cilat pendohesh, prandaj Grizman duhet të mendohet mirë.
Ai mund të luajë për çdo klub të botës, pasi është një lojtr shumë cilësor. Mund të luajë dhe te Barcelona dhe të jetë i rëndësishëm, por kryesorja është që të jetë i lumtur dhe i suksesshëm kudo që të shkojë”, tha mbrojtësi i Barcelonës.