VIDEO | Italia e Spanja marshojnë, Zvicra “hedh në kosh” perlën e Xhakës

Italia luan “tenis” me Lihtenshtejnin, teksa e ka mundur me rezultatin 6-0. Skuadra e drejtuar nga Roberto Mançini arriti të shënonte katër herë në pjesën e parë, teksa Sensi e Verrati realizuan fillimisht dhe më pas Kualjarela dy herë me penallti i çoi shifrat në 4-0. Kin dhe Pavoleti nuk u ndalën, duke shënuar edhe dy herë të tjera.

Sfidë emocionuese ajo mes Bosnje Herzegovinës dhe Greqisë, që u mbyll në barazim 2-2. Vishça dhe Pjaniç shënuan dy herë për 15 minuta dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve. Fpurtonis me penallti hapi takimin, ndërkohë që grekët shfrytëzuan daljen me të kuqe të Pjaniç (65’) dhe arritën të barazonin me Kolovos. Një pikë për Greqinë, ndërkohë që nuk pati asnjë minutë për Fiorin Durmishajn.

GRUPI D – Zvicra ka ngecur në shtëpi, pasi barazoi 3-3 me Danimarkën. Helvetët shënuan tre herë  të parët dhe protagonistë ishin edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka e Albian Ajeti. Ky i fundit dha assitin në golin e Frojler që zhbllokoi sfidën, kurse mesfushori i Arsenalit realizoi golin e dytë. Embolo e çoi takimin 3-0, por Jorgensen, Gytkjaer (88′) dhe Dalsgard (93′) befasuan Zvicrën, që pa t’i ikte fitorja nga duart. Buzëqesh edhe Irlanda, që mposhti minimalisht Gjeorgjinë. Hourihane ishte autori i golit trepikësh, që e pozicionon skuadrën e tij në vendin e parë me 6 pikë.

GRUPI F – Spanja ka bërë detyrën duke fituar 0-2 kundër Maltës në transfertë. Alvaro Morata ka realizuar dy herë në portën e skuadrës vendase dhe i dha pikët e plota skuadrës së tij, që regjistron fitoren e dytë. Fitore edhe për Suedinë, që e pa veten në disavantazh të dy gpolave me Norvegjinë. Kuaison ishte “heroi”, pasi fillimisht barazoi në të 86’, ndërkohë që pesë minuta më pas shënoi edhe golin e triumfit dhe gjithçka u mbyll 2-3.

KUALIFIKUESET EURO 2020
E martë, më 26 mars, ora 20:45

Bosnje Herzegovinë-Greqi 2-2
Shënues:
Vishça 10’, Pjaniç 15’ / Fortunis 64′ (pen.), Kolovos 85′

Irlandë-Gjeorgji 1-0
Shënues: Hourihane 36′

Itali-Lihtenshtejn 6-0
Shënues:
Sensi 17’, Verrati 32′, Kualjarela 35′ (pen.), 45+3′ (pen.), Kin 70′, Pavoleti 77′

Malta-Spanjë 0-2
Shënues: Morata 31′, 73′

Norvegji-Suedi 2-3
Shënues: Xhohnsen 41′, King 59′ / Klaeson 70′, Kuaison 87′, 91′

Rumani-Ishujt Faroe 4-1
Shënues: Deac 26′, Keseru 29′, 33′, Pushkash 63′ / Davidsen 40′ (pen.)

Zvicër-Danimark 3-3
Shënues:
Frojler 19’, Xhaka 66′, Embolo 76′ / Jorgensen 84′, Gytkjaer 88′, Dalsgard 93′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online