Milani favorit për Tonalin, Breshia i tregon “faturën” kuqezinjve

Sandro Tonali është një ndër emrat më të përfolur në Itali, me talentin që është kthyer në një ndër objëktivat kryesorë për ekipet më të mëdha në Serie A. Mesfushori aktualisht aktivizohet me Breshian, por me shumë mundësi në fund të sezonit do të ndërrojë ambient.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Milani është klubi favorit për të siguruar shërbimet e talentit 18-vjeçar. Kontaktet mes drejtuesve kuqezinj dhe Breshias thuhet të kenë nisur, me klubin nga Serie B që kërkon së paku 30 milionë euro për “xhevahirin” e saj.

Një shifër jo e vogël, duke ditur që Tonali ka luajtur vetëm në Serie B. Gjithsesi mbetet për t’u parë se si do të veprojë Milani. Kujtojmë që, 18-vjeçari ka deklaruar më parë se është tifoz i kuqezinjve dhe se i pëlqen shumë Gatuzo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online