Stiven Bergvajn është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të PSV Eindhoven, po ashtu edhe në kombëtaren holandeze. Sulmuesi anësor prej kohësh paraqitet në nivele të larta me ekipin e tij dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në Evoprë, sidomos në Serie A.
Milani dhe Interi e kanë konfirmuar prej kohësh interesimin e tyre, teksa në merkaton e janarit edhe provuan të konkretizonin ndonjë marrëveshje për të, por PSV nuk ishte dakord. Tashmë, ekipet kanë nisur të mendojnë për merkaton e verës dhe objektivi është përsëri Bergvajn.
Garës i është bashkuar së fundmi edhe Napoli. Siç raportohet nga mediat holandeze, konkretisht nga “De Telegraaf”, për 21-vjeçarin do të ketë një garë të fortë mes Milanit, Napolit dhe Interit. Po ashtu, të interesuar për Bergvajn janë edhe nga Gjermania, ku Dortmundi e sheh si zëvendësuesin e Kristian Pulisiç, i cili do të kalojë te Çelsi në verë.