Ndeshjet e javës së 20-të, finalet e së Parës luhen në dy ditë

Të shtunën Kategoria e Parë do të rinisë me ndeshjet e javës së 20-të. Kalendari i kësaj jave sjell ndeshje të forta, kryesisht në luftën për mbijetesë. Ndeshjet e zonës Play-off në të dy grupet janë planifikuar të luhen të shtunën, ndërsa ato të zonës Play-out zhvillohen të gjitha ditën e diel.

Duke nisur nga Grupi A, në Play-off  luajnë Vllaznia-Dinamo  dhe Erzeni-Korabi, ndërsa Besëlidhja është pushim. Në Shkodër duket sfidë që favorizon Vllazninë, ndërkohë që Erzeni ndaj Korabit ka mundësinë e tri pikëve të para në fazën e tretë. Në Play-out dy sfidat vendosin shumë për mbijetesën. Veleçiku pret Vorën dhe Burreli sfidon Ilirinë, ndërsa Shënkolli është pushim.

Në Grupin B, dy ndeshje të zonës Play-off favorizojnë vendasit. Bylisi pret Orikumin dhe Besa në stadiumin e saj Lushnjen, ndërsa Egnatia është pushim. Në zonën Play-out, Pogradeci në fushën e tij duket favorit ndaj Turbinës, e po kështu Apolonia që pret në Fier skuadrën e Elbasanit. Tomori është pushim këtë javë dhe të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 15:00.

AGRON KAJA

Ndeshjet-Java e 20-të

GRUPI A
Play-off
Të shtunën, 16 mars 2019
Vllaznia-Dinamo         15:00
Erzeni-Korabi              15:00
Besëlidhja pushim

Play-out
Të dielën, 17 mars 2019
Veleçiku-Vora             15:00
Burreli-Iliria                15:00
Shënkolli pushim

GRUPI B
Play-off
Të shtunën, 16 mars 2019
Bylis-Orikumi              15:00
Besa-Lushnja              15:00
Egnatia pushim

Play-out
Të dielën, 17 mars 2019
Pogradeci-Turbina      15:00
Apolonia-Elbasani       15:00
Tomori pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online