Sedat Berisha u transferua te Tirana në fillim të këtij sezoni, por vetëm pas gjashtë muajsh, kosovari u nda me 24 herë kampionët e Shqipërisë. Aventura e tij te bardheblutë, nuk shkoi ashtu siç parashikohej dhe si pasojë, të dyja palët ndërprenë me konsensus kontratën.
Siç raporton “infosport.mk”, Berisha ka gjetur një skuadër në kampionatin kosovar të futbollit, pasi ka nënshkruar me kampionët në fuqi të Dritës. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro do të ketë shërbimet e mbrojtësit për pjesën e mbetur të sezonit.
Për 29-vjeçarin, i cili ka luajtur vetëm tre ndeshje për Tiranën, aventura me Dritën do të jetë e para në Kosovë, pasi gjatë karrierës së tij futbollistike, ka luajtur vetëm në kampionatin shqiptar dhe atë maqedonas.