Ajaksi i Amsterdamit është një ndër “fabrikat” më të mëdha të talenteve në mbarë botën. “Xhevahiri” i radhës që ka dalë nga akademia e famshme e klubit më të madh në Holandë është Frenki De Jong.
Mesfushori 21-vjeçar është një lojtari i kompletuar. Shpeshherë luan në qendër të mbrojtjes, diçka krejt e çuditshme, pasi është një lojtar me aftësi shumë të mira në driblim dhe e shfaq shumë herë këtë gjë duke dribluar me lehtësi sulmuesit kundërshtari.
Aftësitë e mira me topin dhe rendimenti i lartë në lojën mbrojtëse kanë sjellë që në zyrat e Ajaksit të vijnë oferta nga klube elitarë si Barcelona dhe Siti. Është mëse e sigurt se aventura e të riut me Ajaksin do të marrë fund gjatë merkatos së verës së ardhshme, por në klub nuk janë të shqetësuar, pasi janë të bindur se nga shitja e kartonit të tij do të përfitojnë jo pak.