VIDEO | Nejmar respekton tifozët arab, bën gjestin e bukur

Nejmar përflitet shpesh për gjestet e tij në fushën e lojës, teksa shpesh kritikohet që dhe simulon shumë. Gjithashtu nëpër transferta në stadiumet mike braziliani zakonisht është ndër më të fërshëllyerit kur prek topin.

Pikërisht pasditen e djeshme, Nejmar luante për kombëtaren e tij braziliane, një miqësore ndaj Arabisë Saudite. Ndeshja përfundoi me fitoren e ekipi të Tites, 2-0, me nga një gol në çdo pjesë. Ishin Gabriel Zhezus dhe Aleks Sandro, ata të cilët i dhuruan triumfin “Selecaos”.

Gjithsesi në minutat e fundit, para se të shënohej goli i dytë, ajo çka ra në sy ishte gjesti i Nejmar me tifozët arab. Në momentin që braziliani po shkonte për të ekzekutuar goditjen nga këndi, tifozët arab po fërshëllenin, ndërsa Nejmar u kthye nga ata duke duartrokitur. Tifozët vendas duket se e vlerësuan gjestin e yllit brazilian dhe u çuan në këmbë duke ia kthyer duartrokitjen Nejmarit. Një gjest me të vërtetë i bukur nga sulmuesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online