Plori nuk ka frikë, mesazh Flamurtarit dhe Partizanit

Kastrioti u kualifikua në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Krutanët kishin barazuar 1-1 ndeshjen e parë në Peshkopi me Korabin, kurse dje fituan me rezultatin e ngushtë 1-0. pas ndeshjes trajneri Elvis Plori ka folur para mediave për takimin me dibranët, sfidën e turit tjetër me Partizanin, si dhe për ndeshjen me Flamurtarin të shtunën në kampionat.

“Ndeshjet e kupës kanë një specifike të veçantë. Janë ndeshje me dy takime dhe nëse skuadra nuk shënon të vënë në siklet. nëse humb raste ashtu siç na ndodhi ne, pastaj të zë frika dhe futesh në panik se mos pëson. Gjithsesi e kaluam këtë ndeshje dhe jam i kënaqur”, u shpreh Plori fillimisht.

PARTIZANI – “Objektivi ynë kryesor është qëndrimi në Superiore, por sigurisht që nuk do ta anashkalojmë edhe Kupën. Do mundohemi që të paktën me Partizanin të tregojmë se jemi një skuadër që nuk jemi kot në Superiore”, shtoi trajneri shkodran.

FLAMURTARI – “Jemi dy skuadra me objektiva të ndryshme. Flamurtari ka hyrë fuqishëm në kampionat dhe synon të dalë kampion, ndërsa ne objektivat tona madhore janë që të qëndrojmë në kategori. Ashtu siç shfrytëzuan skuadrat momentin jo të mirë tonin kur erdhëm pas humbjeve, edhe ne do mundohemi të shfrytëzojmë momentin jo të mirë të Flamurtarit. Ata vijnë pas dy humbjesh. Nuk shkojmë në Vlorë për turizëm. Na duhen pikët dhe do shkojmë për të marrë më të mirën, aq sa të mundemi”, përfundoi tekniku i Kastriotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *