Alegri i kënaqur, Dibala: Ronaldo ka sjellë entuziazëm!

Juventusi ia doli të fitojë kundër Bolonjës me rezultatin e pastër 2-0 dhe pas ndeshjes trajneri Masimiljano Alegri u shfaq i kënaqur. Tekniku i bardhezinjve theksoi se bardhezinjtë janë në rrugën e duhur.

“Skuadra ishte e përgjegjshme dhe e matur dhe kjo është një shenjë e mirë. Pjesën e parë luajtëm mirë, ndërsa në të dytën kemi ruajtur mirë hapësirat. Jam i lumtur, po rritemi dhe jemi në rrugë të mbarë. Është e gjatë, ndërkohë që të shtunën kemi një ndeshje direkte me Napolin dhe do të jetë nja takim i bukur”.

Fjalë të mira nga Alegri edhe për Kristiano Ronaldon, i cili nuk arriti dot që të shënojë një tjetër gol në Serinë A. “I ka munguar vetëm goli. Mos të harrojmë se këtu në Itali kampionati është më i vështirë. Jam i kënaqur me atë që po bën në fushë”.

DIBALA – Trajneri i Juventusit vlerësoi edhe paraqitjen e Dibala, i cili u rikthye pas disa muajsh te goli. Një çlirim për argjentinasin. “Mendoj se goli mund të më japë besimin që kam pasur gjithmonë. Kam punuar për ndeshje të tilla dhe për të dhënë më të mirën time për skuadrën. Mendoj se nuk kemi bërë ndeshje të këqija, por niveli është i lartë dhe tifozët duan gjithmonë e më shumë”, u shpreh për DAZN Dibala.

“Juve më e fortë se kurrë? Kjo do të shihet në fund të sezonit. Me ardhjen e Kristiano Ronaldos ka më shumë entuziazëm. Por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi është vetëm fillimi. Skuadra po luan mirë dhe është e bukur për t’u parë. Napoli? Një fitore me ta do të ishte shumë e rëndësishme për kampionatin”, tha mes të tjerash sulmuesi i Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online