Zyrtare / Juve rinovon me Pjaniç, boshnjaku kap “podiumin” e rrogave

Juventusi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mesfushorin Miralem Pjaniç. Boshnjaku ka nënshkruar një marrëveshje të re që do ta mbajë të lidhur me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2023. Rinovimi vjen pas një vere, ku për 28-vjeçarin shfaqi interes shumë klube elitare si Barcelona, Real Madrid dhe Manchester Siti.

Me nënshkrimin e kontratës së re paga e Pjaniç pëson një rritje të konsiderueshme. Boshnjaku tani është lojtari i tretë më i paguar në sezon, pas përfiton 6 milionë euro në sezon, vetëm Duglas Kosta (8 milionë euro) dhe natyrisht, Kristiano Ronaldo (30 milionë euro në sezon).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *