Reali i Madridit është një ndër klubet më të përfolura në këtë fillim të merkatos, me madrilenët që janë përmendur për transferimet e Eden Hazard apo Pol Pogba. Gjithsesi, ende asgjë zyrtare për këto dy emra.
Goditja e parë e merkatos së kësaj vere për “Los Blancos” me sa duket do të jetë Ferland Mendi. “Marca” e quan të kryer që ditën e sotme do të zyrtarizohet gjithçka.
Vizitat mjekësore do të kryhen në Paris, me Zhuninjon, drejtorin sportiv të Lionit, që ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit madrilenë për 55 milionë euro.