Ish-ylli i Barcelonës pranon akuzat, burg dhe supergjobë!

0

Në Spanjë janë të shumtë lojtarët që kanë pasur probleme me taksat, teksa mjafton të kujtojmë emrat e Lionel Mesit, Kristiano Ronaldos, apo Havier Maskeranos. Së fundmi, kësaj liste i është shtuar një “ish” i Barcelonës.

Bëhet fjalë për brazilianin Adriano, i cili është nën akuzë për shkak të taksave, me mbrojtësin që ka pranuar dënimin dhe gjobën e majme. Plot 14 muaj burg dhe 1 milion euro do të jetë dënimi për Adrianon.

Gjithsesi, në Spanjë ligji funksionon ndryshe për sa i përket dënimeve nga taksat. Nëse bëhet fjalë për një dënim më pak se 3 vite, dënimi pezullohet dhe në rast se diçka e tillë përsëritet, atëherë i dënuari arrestohet dhe përveç dënimit të ri, futet edhe dënimi i vjetër që ka marrë.

Thënë ndryshe, Adriano do ta kryejë dënimin e tij jo në burg, por në rast se diçka e tillë përsëritet, braziliani do të arrestohet menjëherë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.