Zyrtare, Morata shkon te Çelsi dhe vendos rekord

0

Alvaro Morata do të luajë për Çelsin në sezonin e ardhshëm dhe tashmë edhe Çelsi e ka konfirmuar zyrtarisht transferimin, që do të mbyllet pas vizitave mjekësore rutinë dhe firmës në kontratë.

Jam shumë i kënaqur, shkoj te Çelsi, klub që më ka dashur gjithmonë. Kam biseduar edhe me trajnerin Konte. Nuk jam i zhgënjyer nga Reali, kam fituar 4 trofe, por tani shoh nga e ardhmja dhe nuk besoj se do kthehem më në Madrid“, deklaroi mbrëmë Morata, pas largimit nga kampi stërvitor i Realit, në Amerikë.

Morata kalon te kampionët e Anglisë për shumën rekord të 80 milionë eurove (plus 5 bonus), duke u bërë kështu lojtari spanjoll më i shtrenjtë në histori. Kujtojmë se verën e kaluar kur Konte sapo kishte marrë drejtimin, tekniku italian kërkoi nga drejtuesit e klubit sulmuesin spanjoll. Në fund Morata vendosi të qëndronte në Madrid me shpresën se do të fitonte besimin e trajnerit Zinedin Zidan. Mirëpo fundi i sezonit që lamë pas nxirri në pah përplasjet mes të dyve dhe Reali vendosi të nxirrte në shitje sulmuesin spanjoll. Reali shpresonte të kapte rreth 75 milionë euro nga shitja e Moratës, por duket se ka mundur të arkëtojë edhe 5 milionë euro më shumë.

Transferimi i Alvaro Moratës nga Reali i Madridit tek Çelsi vendos një rekord absolut për futbollin spanjoll, sepse është shifra më e lartë e shpenzuar në merkato për një lojtar spanjoll. Alvaro Morata ka kaluar me mbi 20 milionë euro transferimin më të shtrenjtë spanjoll të momentit, atë të Fernando Torresit, kur la Liverpulin për t’iu bashkuar Çelsit.

Po ashtu, Alvaro Morata është shitja më e shtrenjtë e Realit të Madridit, duke lënë pas di Marian, i cili la “Bernabeun” për të shkuar tek Mançester Junajtid për 75 milionë euro. Rekordi i deritanishëm për transferimin e një lojtari spanjoll është ai i vitit 21001 i vendosur nga Fernando Torres dhe ku protagonist është sërish Çelsi. Në janar 2011, Çelsi transferoi “El Ninjon” nga Liverpuli për 58.5 milionë euro.

Spanjollët më të shtrenjtë

Morata     80 milionë euro Çelsi

Torres     58,5 mln        Çelsi

Mendieta   48 mln          Lacio

Huan Mata  44 mln          Man.Utd

David Vija 40 mln          Barcelona

Martinez   40 mln          Bajen Mynih

Diego Kosta     38 mln     Çelsi

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here