Zyrtare: Largohet nga Tirana dhe vishet i kuq

0

Gjilani ka vendosur të ndërtojë një ekip shumë të fortë për sezonin e ardhshëm. Presidenca ëndërron titullin kampion dhe po bën maksimumin për t’i dhuruar një kontingjent të pasur trajnerit Gentian Mezani.

Afrimi i fundit vjen nga Tirana dhe është Bedri Greca. 28-vjeçari largohet nga bardheblutë pas dy sezonesh, aty ku shënoi 18 gola, 14 në Kategorinë e Parë dhe katër në Superiore.

“Skifterat” kanë prezantuar sulmuesin e krahut, i cili është blerja e gjashtë e merkatos. Merkato e klubit dardan nuk ka përfunduar ende dhe drejtuesit premtojnë të tjera surpriza për tifozët.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.