Zyrtare, Bajerni blen talentin e Arsenalit

0

Pa zhurmë, Bajerni i Mynihut ka mbyllur një blerje që mund të rezultojë një goditje e madhe për të ardhmen, sepse për 10 milionë euro ka blerë nga Arsenali futbollistin e Gjermanisë, Serzh Nabri.

21-vjecari i lindur në Shtutgart ka qenë pjesë e Arsenalit prej vitit 2012, pa ia dalë mbanë të shpërthente te “Topçinjtë”, por as tek Uest Bromi, ku shkoi pjesën e dytë të sezonit të shkuar.

Megjithatë, në fund të gushtit të vitit të shkuar Arsenali e huazoi anësorin ofensiv tek Verderi dhe ishte lëvizja e duhur: 27 ndeshje, 11 gola dhe një rendiment fantastik!

Niveli i tij ka rënë në sytë e Bajernit, që ka vendosur ta blejë, edhe për faktin se Arsenali ka vendosur ta lëshojë për shkak të vështirësive të lojtarit për t’u përshtatur në Angli.

Blerja e tij bën që Bajerni të dalë nga gara për Aleksis Sançez, një hall më pak për Arsenalin, që duhet të bëjë llogaritë me Mançester Sitin tani.

“Është një nder i madh që bëhem pjesë e Bajernit. Para meje është një e ardhme e bukur, po e pres me padurim”, deklaroi Nabri pas zyrtarizimit të transferimit te Bajerni, ndërsa presidenti Karl-Hainc Rumenige tha: “Jemi të kënaqur që kemi blerë një tjetër futbollist të kombëtares gjermane. Serzh është zhvilluar jashtëzakonisht te Verderi”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image