Ze Maria premton: Kalojmë një tur në Europë

Në ambjentet e stadiumit “Selaman Stërmasi” presidenti Refik Halili ka prezantuar trajnerin e ri të Tiranës. Pas largimit të Mirel Josës, timonin e skuadrës do ta marrë braziliani Ze Maria. Menjëherë pas numrit një të klubit, Ze Maria ka thënë fjalët e tij të para si bardheblu. Një eksperiencë e re në Shqipëri, por përpara një sfidë e madhe. Objketivi mbete i qartë, rikthimi i 24 herë kampinëve të elitën e futbollit shqiptar.
“Kam ardhur në një ekip të madh. Jam i bindur se do të shkojmë shumë më lart se tani. Për mua nuk ka problem se jemi në kategorinë e parë, e rëndësishme është që të kemi skuadrën. Do të shohim se në cilat pozicione kemi probleme. Mund të sjellim lojtarë të rinj. Kemi një projekt që duam të zhvillojmë lojtarë dhe që në sezonin e parë të dalim në Kategorinë Superiore dhe për këtë jam i bindur. Nuk ngurova aspak të pranoj ofertën e Tiranës, besoj se kam eksperiencën e duhur për të arritur objektivin. Do të sjellim lojtarë të huaj, kryesisht nga Brazili, Kenia dhe Italia. Kam besimin se do të bëjëm mirë në kupat e Europës dhe do të kalojmë një tur”.
Kontrata do të jetë e hapur, pra Ze Maria mund të largohet nëse do të ketë një ospion më të mirë jashtë vendit. Me ardhjen e tij në krye të bankinës një revolucion i plotë ka ndodhur në drejtimine skuadrës së parë por dhe akademisë, pasi vetëm Sulejman Mema nuk do të largohet nga pozicioni i tij. Ze Maria do të vijojë punën në krye të Tiranës me dy ndihmësit e tij, Marko Aurelion dhe Rodrigos Kostën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *