Finlanda na e ka marrë dorën…

Shqipëri – Finlandë 0-3

(19-25, 23-25, 20-25)

Shqipëria: Marina, Ar.Prenga, Thaka, Bici, Rexhepi, Tuci, Sejfullai (L)/Matoshi, Sade Trajner: A.Martiri

Finlanda në volejboll për femra na e ka marrë dorën, ndërsa edhe dje në Minsk, atje ku është duke u luajtur stacioni i dytë i Ligës së Evropës, na ka mundur 0-3. E kemi nisur mirë setin e parë, ndërsa kemi kryesuar 8-7 në pushimin e parë teknik. Më pas Finlanda ka përmbysur në 13-16, 15-21 dhe ka marrë setin e parë 19-25. Edhe seti i dytë është për finlandezet 5-8, 11-16, 20-21 dhe në fund 23-25. Po kështu në të tretin 6-8. Kemi kthyer në 16-15, por sërisht janë finlandezet në avantazh 20-21 dhe krejt seti 20-25 dhe 0-3. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes Pia Korhonen e Finlandës me 19 pikë e ndjekur nga Erblira Bici me 17 pikë, Arjola Prenga 15 pikë. Në bllok ka dalë fituese Laura Pihlajamaki dhe Arjola Prenga secila me katër të tilla. Kurse në shërbim Pia Korhonen e Finlandës me katër të tilla. Në total Shqipëria në tre sete ka shënuar 62 pikë prej të cilave 51 pikë vetë, kurse 11 pikë kanë ardhur nga gabimet e Finlandës, që vazhdon të jetë skuadër, e cila gabon shumë pak. Në krahun tjetër Finlanda në tre sete ka shënuar 75 pikë në total prej të cilave 53 pikë vetë, kurse 22 pikë kanë ardhur nga gabimet e Shqipërisë, që ashtu si në ndeshjen e parë thuajse e ka falur një set. Sot ndaj Bjellorusisë ndeshja vendimtare për vendin e dytë në grup.

Grupi A – Liga e Evropës

Shqipëri – Finlandë        0-3

Bjellorusi – Austri        3-0

Renditja

Skuadra         N    F    H    Setavarazhi          P

Finlanda        4    4    0    12-0                 12

Bjellorusia     4    2    2    7-6                  6

Shqipëria       4    2    2    6-8                  6

Austria         4    0    4    1-12                 0

Luhet sot

Finlandë – Austri          ora 15:30

Bjellorusi – Shqipëri      ora 18:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online