Warriors “makineri”, bien Lakers dhe Toronto Raptors

0

Golden State Warriors ia kanë dalë të fitojnë një ndeshje të vështirë ndaj Milwaukee Bucks me rezultatin 95-105. Kampionët në fuqi triumfuan në çdo periodë dhe në fund festuan. Stephen Curry dhe Klay Thompson realizuan nga 20 pikë, ndërsa Giannis Antetokounmpo shënoi 22 për Bucks.

Toronto Raptors është ndalur nga Brooklyn Nets, që i mposhti kanadezët 106-105. Është dashur shtesa për t’u vendosur fituesi dhe Nets ia dolën të fitonin. D’Angelo Russell me 29 pikët e tij dha një kontribut të vyer, madje duke zhvlerësuar 32 pikët e Kawhi Leonard.

San Antonio Spurs ka thyer Los Angeles Lakers, pavarësisht paraqitjes së mirë të Lebron James (35 pikë, 11 asiste, 8 topa të rikuperuar). Teksanët ishin më lart, teksa përveç DeMar DeRozan që realizoi 36 pikë, 7 basketbollistë të tjerë shënuan më shumë se 10 pikë.

Orlando Magic-Indiana Pacers 90-112
Charlotte Hornets-Denver Nuggets 113-107
Detroit Pistons-Philadelphia 76ers 111-117
Cleveland Cavaliers-Sacramento Kings 110-129
Brooklyn Nets-Toronto Raptors 106-105
Chicago Bulls-Oklahoma City Thunder 114-112
New Orleans Pelicans-Memphis Grizzlies 103-107
San Antonio Spurs-Los Angeles Lakers 133-120
Phoenix Suns-Miami Heat 98-115
Milwaukee Bucks-Golden State Warriors 95-105

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.