Milan një motiv më shumë për fitoren, Paketa i ftuar special në “San Siro”

Milani disa kohë më parë, zyrtarizoi arritjen e akordit për blerjen e Lukas Paketës, nga ekipi i Flamengos. Talenti brazilian, ka mahnitur në Brazil dhe paraqitjet e tij, kanë rënë në sy të drejtuesve kuqezinj, të cilët mposhtën konkurrencën e disa klubeve për të siguruar shërbimet e tij.

Tashmë, 21-vjeçari ka përfunduar kampionatin me Flamengon dhe siç raportohet nga mediat italiane, nesër do të jetë i pranishëm në “San Siro” për të ndjekur nga afër sfidën Milan-Torino. Gjithashtu braziliani, do të kryejë vizitat mjekësore, për t’u kthyer më pas në Brazil, ku dhe do të festojë Krishtlindjen.

Paketa do të nisë zyrtarisht aventurën e tij me Milanin në janar, ku dhe pritet që debutimin me fanellën kuqezi ta bëjë në Supërkupën e Italisë që do të luhet kundër Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online