Vrioni karikon Venecian: Kozmi na ka ndryshuar, ja çfarë duhet për të shpëtuar

0

Serse Kozmi e nisi mbarë aventurën në krye të Venecias. Ekipi ku bën pjesë Xhakomo Vrioni, sulmuesi shqiptar, barazoi kundër Palermos së vendit të dytë. Autori i një goli këtë sezon në Serie B, i cili nuk u aktivizua fare kundër ekipit siçilian, komenton punën e trajnerit të ri në një prononcim për mediat lokale dhe moralin e ekipit, që vazhdon të renditet në vendet e fundit.

Po punojmë ndryshe me trajnerin e ri. Kozmi po tenton që të përcjellë në ekip zemërimin dhe vendosmërinë e duhur për ndeshjet që kanë mbetur. Duhet të tregohemi të aftë në fushë dhe duhet të japim maksimumin. Morali në ekip është rritur, pasi zhvilluam një ndeshje të madhe kundër Palermos, që do të luftojë deri në fund për t’u ngjitur në Serie A.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare komenton dhe ndërrimet e shpeshta në stol. Kozmi është trajneri i tretë i Venecias në këtë sezon. Eksperiencë e rë për 20-vjeçarin, i cili tenton t’i karikojë shokët e skuadrës për ndeshjen e radhës kundër Kremonezes.

Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë diçka e tillë, por janë situata ku rritesh në aspektin personal. Kemi patur një rënie përnqendrimi nga ana e të gjithë lojtarëve dhe diçka të tillë e paguan shtrenjtë në një kampionat si Serie B, aq më tepër sivjet me 19 ekipe. Ka ardhur momenti të shfaqim gjithë potencialin tonë. Duam të dalim sa më shpejt nga zona ku ndodhemi në renditje. Ky është objektivi ynë momental“, përfundon Xhakomo Vrioni.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.