Viti fantastik i Realit, Perez: Kampionë të dyfishtë për herë të parë në histori!

0

Reali i Madridit ka dominuar 5 vitet e fundit futbollin europian, duke fituar katër herë Champions Ligën. Në maj të këtij viti, “Los Blancos” mposhtën Liverpulin në Kiev me rezultatin 3-1, duke fituar Champions-in e tretë rresht dhe të 13-in në histori . Sukses i madh për klubin e Florentino Perez, por ky vit ka qenë më special.

Krahas ekipit të futbollit, sivjet kanë shkëlqyer dhe djemtë e basketbollit, të cilët u shpallën kampionë europe, duke fituar përballë Fenerbahçes me rezultatin 85-80 në finalen e “EuroLeague” dhe dërguar kupën në Madrid për herë të dhjetë.

Florentino Perez, presidenti i klubit ka bërë një urim për rastin e Krishtlindjes, ku nënvizon dhe rekordin historik të klubit të tij.

Për herë të parë në 116 vite histori të klubit dhe për herë të parë absolute në historinë e sportit, Reali i Madridit është kampion Europe si në futboll, ashtu dhe në basketboll. Gëzuar Krishtlindjen dhe kalofshi festa të gëzuara. Hala Madrid”, komenton Perez në foton e postuar ku janë bashkë lojtarë të ekipit të futbollit dhe basketbollit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.