“The Sun” lëshon bombën: Lukaku largohet nga Mançesteri në drejtim të Italisë

Forma e Romelo Lukakut te Mançester Junajtid sa vjen e përkeqësohet. Së fundmi, belgu u la pushim për transfertën ndaj Kardif Sitit dhe mediat angleze raportuan se, kjo erdhi si pasojë e paraqitjeve të tij të dobëta në këtë sezon.

Me merkaton e janarit në prag, prestigjozja “The Sun” raporton se, sulmuesi mund të largohet që muajin e ardhshëm nga “Old Trafford”. Ekipi që mund të mendojë seriozisht për afrimin e 25-vjeçarit është Juventusi.Bardhezinjtë mund ta shohin Lukakun si zëvëndësuesin ideal te Mario Manxhukiç, i cili tashmë është në moshën 32-vjeçare.

Kujtojmë, Romelo Lukaku u transferua te “Djajtë e Kuq” verën e vitit të kaluar për shumën e 75 milion sterlinave. Në sezonin e tij të parë gjiganti belg pati një sezon relativisht të suksesshëm,teksa shënoi 16 gola ne Premier Ligë ku ndihmoi ekipin e tij të renditej në vendin e dytë. Gjithsesi, forma aktuale mund të detyrojë drejtuesit e Mançesterit të heqin dorë përfundimisht nga sulmuesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online