VIDEO | Partizan pa ide, Luftëtari në gjysmëfinale

0

Luftëtari në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Gjirokastritët kanë eliminuar Partizanin, pasi e kanë mundur edhe në ndeshjen e dytë me rezultatin e ngushtë 1-0. Bluzinjtë kishin fituar në Elbasan 1-2 dhe ishin favoritë. Nga ana tjetër të kuqtë bënë shumë pak për të përmbysur ndeshjen, kjo edhe për shkak të mungesave të shumta.

Një ndeshje që u vendos nga një penallti. Braziliani Lukas Kardozo ndali në mënyrë të parregullt Rapon dhe Hamitaj drejtoi dorën nga pika e bardhë e 11-metërshit. Sulmuesi Dunga u tregua i saktë dhe shënoi golin e avantazhit. Me shifrat 1-0 u mbyllja 45-minutëshi i parë.

Partizani në pjesën e dytë kishte epërsi territoriale, por mungonte pasi i fundit. Në këto kushte Luftëtari mbrohej mirë dhe herë pas here kundërsulmonte. Nga mënyra se si loja po shkonte, ishte e vështirë t kishte gol tjetër dhe ashtu ndodhi. Bluzinjtë fituan 1-0 dhe për të tretën herë në histori kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

KUPA E SHQIPËRISË – Faza çerekfinale
E mërkurë, më 3 prill 2019, ora 14:00

LUFTËTARI-PARTIZANI 1-0 (2-1)
Dunga (pen.) 37′

Luftëtari:  Bakaj, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Aleksi, Rapo, Hanti, Demo, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Kalari, Trashi, Atanda, Kardozo (Kodra 71′), Asani (Kote 58′), Çinari, Mensah. Trajner: Skënder Gega

Kartonë të verdhë: Demo 45’, Açka 92′ / Asani 56′

EPISODET –

77′ – Eneid Kodra provon të befasojë me një gjuajtje nga disantanca, ballore gjuajtja e mesfushorit.

68′ – Ahmataj kërkon ekuilibër në skuadrën e tij dhe aktivizon mesfushorin Donald Açka

63′ – krosim në zonën e Luftëtarit nga Ibrahimi, topi në zonë, aty ku Çinari e devijon lehtë dhe topi shkon në duart e Bakajt.

37’ – Goool Luftëtari. Dunga tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe ndëshkon portierin Hoxha, duke i dhënë avantazhin vendasve

36’ – Kardozo është i pafat brenda zonës dhe në mënyrë të paqëllimshme, pengon Rrapon e Luftëtarit. Për gjyqtarin nuk ka dyshime dhe penallti. Topin në duar e merr sulmuesi Dunga

29’ – Çinari nuk shqetësohet nga mbrojtja e Luftëtarit në hyrje të zonës dhe numri 7 i Partizanit gjuan menjëherë. E djathta e tij shkon shumë pak lart kuadratit

24’ – Asani dhe Kardozo mundohen të krijojnë diçka, Luftëtari nuk lë hapësira në hyrje të zonës

20’ – Luftëtari nuk nxiton, bluzinjtë vendas qarkullojnë topin në mesfushë

12’ – Partizani e nis në sulm. Mensah kontrollon mjaft mirë një top në hyrje të zonës, gjuan në diagonal, por topi shkon jashtë.

1′ – Fillon takimi

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.