IPKO Superliga | Llapi “presion” Feronikelit, Drita marshon me “poker”

Drenica nuk ia doli të fitonte përballë Gjilanit, ndërsa të gjitha ekipet e tjera vendase fituan. Katër ndeshjet e së hënës për IPKO Superligën e Kosovës folën për ekipet pritëse.

Dy golat e Januzit dhe Alidemës në pjesën e parë i dhuruan tre pikët Llapit përballë Ferizajt. Kjo fitore e dërgon ekipin nga Podujeva në vendin e dytë, dy pikë poshtë Feronikelit kryesues, që pret nesër Ballkanin.

Drita nuk pati probleme për të mposhtur KEK-un e vendit të fundit. 4-0 fituan vendasit, duke siguruar trepikëshin e gjashtë rresht në kampionat. Kampionët në fuqi ndodhen në një formë shumë të mirë, janë ngjitur në kuotën e 44 pikëve, duke konsoliduar pozitat në vendin e katërt në renditje.

Trepçës ’89 i ka mjaftuar një gol për të fituar përballë Flamurtarit. Rrjeta e Hasan Hysenit në fillimin e pjesës së dytë vulosi përballjen e zhvilluar në Mitrovicë. Ky trepikësh e largon Trepçën nga zona e rrezikut për momentin, ndërsa kuqezinjtë rrezikojnë.

Drenica dhe Gjilani nuk shënuan asnjë gol dhe u mjaftuan me nga një pikë. Të dy ekipet numërojnë nga 34 të tilla dhe ndodhen në mesin e qetë të tabelës. Java e 25-të kompletohet nesër me dy sfidat: Feronikeli-Ballkani (ora 14:00) dhe Prishtina-Liria (ora 18:00).

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 25

E mërkurë, më 3 prill 2019, ora 14:00

Drenica-Gjilani 0-0

Drita-Kek-u 4-0
Shënues: Nwabueze 42′, 76′, (aut) 71′, Osmani 78′

Llapi-Ferizaj 2-0
Shënues: Januzi 3’, Alidema 42’

Trepça ‘89-Flamurtari 1-0
Shënues: Hyseni 48’

Renditja e IPKO Superligës së Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online