VIDEO | Ronaldo “monstruoz”, Juventusi “autostradë” ndaj Spalit

Kristiano Ronaldo është një “makineri” goli. Portugezi ishte protagonist edhe në suksesin e sotëm të Juventusit ndaj Spalit. Bardhezinjtë triumfuan me shifrat 2-0, me CR7 që shënoi golin e parë të ndeshjes, por dhe të dhjetin sezonal me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Gjithçka u bë e lehtë për kampionët e Italisë, me Ronaldon që u tregua një “gjahtar” goli, pasi e çoi në fundin e rrjetës së miqve pasimin e Pjaniç nga goditja e dënimit. Dominimi total i kryesuesve u shpërblye sërish në të 60-ën, me Manxhukiçin që ishte i vëmendshëm pas kthimit të topit nga ana e portierit të Spalit, duke shënuar dhe golin e dytë për Juven.

Me këtë sukses Juventusi shkon në kuotën e 37 pikëve dhe mbetet i pathyeshëm në Seria A. Ishte suksesi i 12-të në 13 ndeshje këtë edicion dhe diferenca me Napolin tani është pikë, por skuadra e Hysajt do të luajë nesër ndeshjen e saj. Spali në anën tjetër mbetet në vendin e 13-të me po 13 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *