Ramos: Në La Liga s’ka ekipe të dobëta, u treguam skuadër banale

Serxho Ramos nuk i kurseu kritikat për skuadrën e tij mbas humbjes turpëruese ndaj Eibarit. Lideri i Realit shprehu pendesë për hapin fals dhe tha se skuadra nuk tregoi të njëjtën dëshirë e grintën e kundërshtarit.

“Jemi shumë të mërzitur, pasi vinim pas një ecurie të mirë, që na riktheu besimin. Kjo humbje na largon nga objektivat. Sot kishim një shans të mirë për të ngushtuar diferencën me kundërshtarët. Do të luftojmë deri në fund”.

“Nuk ka justifikim për ndeshjen e sotme. Në Liga nuk ka kundërshtarë të dobët. Nëse nuk arrin të tregosh të njëjtin dëshirë, grintë, dhe intensitet me të tjerët do e pësosh. Kjo na ndodhi sot, u kthyem në një skuadër banale. Jemi gjendur shumë herë në disavantazh, por atëherë kemi ditur si të ruajmë qetësinë, kjo nuk ndodhi sot”, tha kapiteni i Realit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online