VIDEO | Ronaldo madhështor, tripleta e CR7 çon Portugalinë në finale

0

Portugalia ka kaluar në finalen e “Nations League” falë fitores së sotme ndaj Zvicrës. Përfaqësuesja luzitane mposhti kundërshtarët “helvetë” me rezultatin 3 – 1. Heroi i mbrëmjes ishte padyshim autori i tripletës, Kristiano Ronaldo, i cili u dhuroi bashkëkombësve të tij një tjetër natë për t’u mos u harruar.

CR7 zhbllokoi takimin në minutën e 25-të me anë të një goditje dënimi. Në fillim të pjesës së dytë Zvicra mori kontrollin e lojës dhe barazoi me anë të një penalltie të akorduar me anë të sistemit VAR.

Kur mendohej se ndeshja do shkonte në shtesë, Ronaldo bën atë që di të bëjë më mirë duke shënuar dy gola në tre minuta. Në finale Portugalia do të ndeshet me fituesen e ndeshjen midis Anglisë dhe Holandës.

PORTUGALIA 3 – 1 ZVICRA
Shënues: Ronaldo 25′, 88′, 90′ / Rodrigez 57′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.