VIDEO | Reali shpartallon amatorët e Melijës, spektakël nga Isko e Asensio

0

Reali i Madridit ka regjistruar një fitore 6-1 pa shumë sforco  ndaj skuadrës së Melijas. Ekipi i Solarit e kishte hipotekuar kualifikimin në Kupën e Mbretit, pasi kampionët e Europës kishin fituar 4-0 në transfertë.

U duk si një seancë stërvitore, me ekipin e Realit që shënoi 3 herë në pjesën e parë. Deri në minutën e 33-të ,miqtë rezistuan, por më pas ishte Asensio që shënoi 2 herë në më pak se 120 sekonda. Katër minuta më vonë ishte Havjer Sançez që shënoi golin e tretë. Sançez luan si mbrojtës dhe ka dalë nga akademia dhe për të ishte goli i parë me skuadrën e parë të Realit.

Isko e nisi me gol fraksionin e dytë, për t’i lënë më pas radhën edhe Vinisius Zhunjor për të gjetur rrugën e rrjetës. Melijas ngushtoi diferencën me anë të Kasmit me 11-metërsh, por Isko vulosi shifrat 6-1, duke realizuar dhe golin e dytë personal. Një ndeshje sa për statistikë për Realin, i cili përballë kishte një ekip gjysmë profesionist.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.