Nica: Vështirësia rritet, Tirana ka fanellë të rëndë

Stavri Nica është njeriu i duhur për Kamzën, të paktën këtë konkluzion nxjerrin rezultatet që skuadra krutane ka regjistruar me teknikun 64-vjeçari. Në një prononcim për “RTSH Sport”, numri një i stolit të Kastrioti beson se duke bërë një lojë të bukur edhe rezultati do të vijë.

Kastrioti la vendin e fundit pas fitores me Flamurtarin dhe tani ka një takim me një rival direkt siç është Tirana. Nica thekson se duhet të respektohet kundërshtari për vlerat dhe fanellën që ka, por primare për të është që ekipi të ketë vazhdimësi.

“Duhet të jemi me ekip në tokë, pasi vështirësitë sa vinë e shtohen. E kemi vlerësuar shumë ndeshjen e radhës, por duhet të dimë se kemi para një kundërshtar që ka vlera, ka një fanellë të rëndë, por shpresojmë që hap pas hapi të mbajmë ecurinë që kemi”.

“Do luftojmë për të bërë ndeshje të bukura. Nëse jemi të ekuilibruar në të gjitha fazat e lojës edhe rezultati nuk do të mungojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online