VIDEO | Përralla më e bukur quhet Getafe, madrilenët e vegjël një hap larg historisë!

0

Getafe duket përralla më e bukur e këtij sezoni në La Liga, me madrilenët e vegjël që janë pranë një arritje historike. “Azulones”, siç quhen ndryshe kanë triumfuar mesditën e sotme ndaj Gironës me shifrat 2-0, duke hedhur një hap të sigurt drejt Championsit.

Fillimisht, Getafe kaloi në avantazh në minutën e 16-të me anë të Horge Molinas, i cili pas një dalje nga e djthta finalizoi në mënyrë perfekte.

Girona u përpoq të kthehej në lojë, por në minutën e 69-të, Borha Garsia u ndëshkua me karton të kuq pas protestave të shumta ndaj arbitrit, duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.

Nga ky fakt përfituan vendasit, të cilët gjetën edhe golin e dytë me anë të Anhel, i cili hipotekoi fitoren. Kështu, Getafe ngjitet në kuotën e 58 pikëve, tre më shumë se Sevija e vendit të pestë, kur na ndajnë edhe dy javë nga fundi i kampionatit.

Ëndrra me sa duket po bëhet realitet, Getafe mund të prekë Championsin për herë të parë në historinë e klubit 35-vjeçar.

Standings provided by Sofascore LiveScore

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.