VIDEO | Ozil për rekord guinness, efikasitet 100% para portës së kundërshtarëve

Mesut Ozil po kalon një sezon të çuditshëm tek Arsenali. Fantazisti 30-vjeçar ka një raport të çuditshëm me trajnerin Unai Emeri, por gjermani është treguar i qetë duke pritur shansin e tij në çdo rast që i jepet.

Ditën e djeshme në takimin kundër Bornmuth që u mbyll me fitoren 5 – 1 të “topçinjve”, Ozil u rikthye të shënojë në kampionat pas më shumë se katër muajsh.

Ky ishte goli i katërt i Ozil, por pas golave të 30-vjeçarit fshihet një statistikë e pabesueshme. Ozil ka gjuajtur vetëm katër herë portën e kundërshtarëve në 16 ndeshjet e këtij sezoni dhe në të katërta rastet topi ka tundur rrjetën e kundërshtarëve.

Më poshtë, video të katër golave të Ozil në këtë edicion të Premier League.

Goli kundër Njukasëll

Goli kundër Uotford

https://www.facebook.com/Arsenal/videos/2127850054199979/

Goli kundër Lestër Siti

 

Goli kundër Bornmuth

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *