VIDEO | Nuk ka gola në Firence, Napoli i Hysajt largohet me një pikë

0

Fiorentina priti Napolin sot në ndeshjen kryesore të javës së 23-të në Serie A dhe mendohej se kjo do të ishte një sfidë spektakolare dhe me shumë gola. Edhe pse pritshmëritë ishin shumë të mëdha, skuadrat menduan të mos pësonin gol fillimisht, duke i dhënë më shumë prioritet prapavijës.

E si pasojë, takimi u mbyll i bardhë 0-0, me të dyja skuadrat që marrin nga një pikë dhe largohen me rrjeta të paprekura. Hysaj luajti 90 minuta në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe bëri një ndeshje relativisht të mirë.

Napoli e kërkoi më tepër golin dhe mbajti më shumë se Fiorentina qarkullimin e topit, por ishte skuadra vjollcë që krijoi rastet më të pastra. Megjithatë, gola nuk pati dhe ekipet ndanë nga një pikë, që nuk i bën punë asnjërës skuadër.

Serie A, java 23

Fiorentina – Napoli  0-0

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.