Ramos: Kampionati i hapur, presim përballjen me Barcelonën

0

Real Madrid është rikthyer pas shumë muajsh në vendin e dytë të renditjes së kampionati spanjoll. Fitorja në derbin ndaj Atletiko Madrid ka ngritur shumë moralin te skuadra “Los Blancos”. Ka qenë vetë kapiteni Serxhio Ramos, i cili është shprehur para medieve se skuadra e tij beson ende te titulli kampion.

DERBI – “Mendoj se ishte një fitore krejtësisht e merituar. Të gjitha repartet e skuadrës luajtën mirë, jo vetëm sulmi. Me atë që u pa në fushë mund të themi se rezultati është i drejtë. Tani kthehemi në vend të dytë, ku mungonim prej shumë kohësh”.

BARCELONA – “Ne e bëmë tonën, tani duhet të presim ndeshjen e Barcelonës ditën e nesërme. Mendoj se kampionati është i hapur. Në gjysmën e parë të kampionatit kemi parë që skuadra pa shumë emër kanë marrë pikë në fusha ku mendohej si e pamundur. Kanë mbetur edhe shumë ndeshje prandaj kemi ende shpresë. Natyrisht Barcelona ka një avantazh të madh, por kemi dhe një ndeshje direkte me ata”, tha Ramos.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.